
Sot në Kosovë ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik. Por të gjithë grevistët po rrezikojnë të mbesin edhe pa rroga. Ministria e Financave ka vendosur qe grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës.
Por kreu i shtetit Albin Kurti që tash po kundërshton këto greva, nuk veproi njejtë në kohën sa ishte në opozitë. Përveç se kundërshtonte grevat në Kosovë, ai kaloi edhe kufirin për të mbështetur studentët e pedagoget për plotësimin e kërkesave të tyre.
Kurti në vitin 2019 kishte udhëtuar nga Kosova për të mbështetur studentët e pedagogët që kishin nisur grevën. Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale në Shqipëri dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.
Kurti u ka dhënë të drejtë studentëve për protestën, ndërsa shtoi se kauza e tyre është akoma më e drejtë kur mbështetet nga pedagogët. Ai tha se fitorja vjen nga qëndresa.
“Fitoret edhe në politikë edhe në shoqëri vijnë nga qëndresa. Është e vërtetë që në aspektin e angazhimit tim politik kam filluar me protesta studentore. Në vitet ’90 në Kosovë ndodheshim në okupimin e Serbisë, e cila kishte hequr nga puna të gjithë shqiptarët. Universiteti i Prishtinës zhvillonte mësimet në shtëpi private, por në 1997 filluam protestat. Studentët kanë të drejtë, pothuajse cdo herë dhe cdo kund, por edhe kur mësimdhënësit janë me ata kanë më shumë të drejtë”, kishet thënë Kurit në vitin 2019.
“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, kishte deklaruar Kurti.