
Mjekja Dafina Krasniqi ka falënderuar ish-drejtoreshën e Infektives, Lindita Ajazaj-Berishën për punën e palodhshme që ka bërë në Klinikën e Infektives për muaj të tërë.
Krasniqi ka shkruar se ish-drejtoresha është model, shembull për shumë të rinj.
“Afërsia me qytetarin, humanizmi, solideriteti, guximi për tu ballafaquar me sfida të ndryshme, vizioni i qartë, vullneti dhe puna jote kanë bërë të vijnë vetëm fjalë të mira”, ka shkruar ajo mes tjerash.
“Gjithmonë ky solidaritet i saj, kjo energji pozitive, ky vullnet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve ashtu sikur në ditë normale edhe tash në këtë kohë pandemie, përnjëmend duhet të duartrokitet”, tha ajo.
Shkrimi i plotë:
Në këtë luftë misterioze, doktori të shumtën del fitimtar, bashkë me një batalion mantelbardhësh
Në ballë të frontit të luftës, ka me muaj te tërë, që dr.Lindita Ajazaj Berisha me nje ekip te tere luftojnë natë e ditë në QKUK, gjersisht ne Kliniken Infektive, për t’i nxjerrë nga kthetrat e vdekjes shumë pacientë të prekur,dhe per te ju dal ne ndihme atyre qe kerkojn ndihme
Prej ditës së parë të rasteve të para në vendin tonë, unë kam besuar në ty ashtu siç beson i verbri se një ditë do të shoh shkëndijë drite,
Besoj në ty dhe punën tënde ashtu siç beson i shurdhri se një ditë do të dëgjoj qoftë një tingull.
Dr.Linda je model,faliminderit qe je ajo aq e thjesht e profesionale jo vetem kur ishe ne krye klinikes infektive por edhe tash kur qdo sekond je prane pacientit,je ajo qe tel 24/7 e ka hap per ata qe kerkojn ndihme.
Je shembull , rol model për të gjithë ata të rinj e të reja që dëshirojnë të punojnë e ndërtojnë.
Afërsia me qytetarin, humanizmi, solideriteti, guximi për tu ballafaquar me sfida të ndryshme, vizioni i qartë, vullneti dhe puna jote kanë bërë të vijnë vetëm fjalë të mira.
E dimë të gjithë që e njohim që këto ditë, ajo punon 24 orë në ditë pa protokol duke u marrë me problemet e kësaj pandemie. sjam e vetmja Kam dëgjuar edhe nga shume e shume pacient të shëruar me Covid-19, të cilët kanë qëndruar në Klinikën Infektive, me fjalët më falenderuese për stafin e infektives që ishin shembull i etikes së komunikimit ndaj pacientit, secili ka pasur mbikëqyrje pa dallim e pa njoftuesi. Kanë qenë të përkushtuar me kujdes e dashuri ndaj pacientit, kurrë nuk kanë rreshtur pranë qëndrimit ndaj pacientit dhe nevojave të tyre.Dera e shtepis sikur dera e zyres se saj ne Qkuk janë të hapura për secilin qytetar sepse është e natyrshme që ne këtë gjendje me vështirësi jetese dhe kur e dimë në çfarë gjendje e kemi shendetësinë në përgjthësi, çdokush të troket derën e atij qe ka besim dhe bën zgjidhje.
Asnjëherë të vetme nuk e kam dëgjuar të ankohet për vizitat dhe takimet me qytetarë në zyre dhe në shtëpi, madje edhe “në kohë të papërshtatshme”.
Gjithmonë ky solidaritet i saj, kjo energji pozitive, ky vullnet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve ashtu sikur në ditë normale edhe tash në këtë kohë pandemie, përnjëmend duhet të duartrokitet.
Je një super Heroine
Je shembull për gjenerata të reja
Te qmoj dhe te dua shume
Faliminderit qe je gjithmone prane secilit qe ka nevoj
Lum Drita Ajazaj qfar qike ka rrit
Te jesh krenar dr Murat Berisha per nje bashkshorte heroine,
Ju Rita Berisha e Andi per nje nënë superiore
Ti Linda jeni heroin e gjallë dhe historia nuk ta jep shpesh këtë privilegj.
Faliminderit qe JE