×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kolegji që dhuroi bursa në vlerë të mijëra eurove

    Insajderi
    18 September 2019 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolegji Riinvest vitin e kaluar befasoi të gjithë kur lansoi kampanjën Studio pa pagesë duke ofruar vitin e parë të studimeve falas, me mundësi vazhdimi të bursës në vitin e dytë dhe të tretë.

    Ishin të vetmit në rajon ku duke qenë Bartës Privat të Arsimit të Lartë, larguan komplet taksën e studimeve për t’ju dhënë nxënësve një vend me kualitet dhe me të gjitha burimet për t’ju ndihmuar që t’i arrijnë qëllimet e tyre.
    Nga bisedat me zyrtarët e Kolegjit Riinvest kemi kuptuar që në fillim të rinjtë kanë qenë pak skeptik deri sa filluan regjistrimet e para ku që në muajt e parë të shpalljes së aplikimit, kanë aplikuar me mijëra studentë. Për shkak të interesimit të madh, kampanja vazhdoi edhe për këtë vit ku është rekord i numrit të aplikimit duke arritur në trefishin e vitit paraprak.

    Kolegji Riinvest me studentët që ka pranuar, duke marrë parasysh që viti ka qenë 990euro ne e kuptojmë që në këto dy vite ka dhuruar bursa në vlerë prej qinda-mijëra eurove.

    Nuk mbaron me kaq pasi që afati për nivelin baçellor është ende i hapur dhe aplikimi mund të bëhet në riinvest.net/pranimi/bursat, gjithsesi vendet janë të limituara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark