Në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi prej disa orësh mbretëron një tollovi e vërtetë. Shumë shqiptarë, qytetarë të Kosovës, mbase me mijëra sish, janë duke pritur me orë të tëra për marrjen e dokumentit të udhëtimit, të cilin policia doganore e Serbisë po e vonon.
Përmes disa videove që kanë ardhur nga lexuesit tanë në redaksinë e Insajderit, shihen pamjet e një kolone të gjatë në kufirin Kroaci-Serbi.
Kjo tollovi në pikat kufitare Lipovac-Batrovci, ka ekzistuar edhe gjatë ditës së djeshme, njofton Insajderi.
Vonesa ka pasur edhe në pikat kufitare të Kosovës, në Merdare dhe tek “Dheu i Bardhë”, gjatë dy ditëve të fundit. /Insajderi.com