Kolumbi, nis zëvendësimi i kokainës me drithëra – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kolumbi, nis zëvendësimi i kokainës me drithëra

    Insajderi
    01 June 2017 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, mori pjesë personalisht në shkatërrimin e një are të mbjellë me bimë të kokës dhe zëvendësimin e tyre me drithëra të ligjshme.

    Ceremonia ishte pjesë e një fushatë të qeverisë që synon të ndihmojë fermerët të heqin dorë nga kultivimi i bimës së kokës. Kjo është pjesë e marrëveshjes me rebelët marksistë të FARC, të cilët si pjesë e paqes kanë rënë dakord që të heqin dorë nga trafikimi i këtij narkotiku. Santos tha se zëvendësimi i bimës së kokës me drithëra është një mundësi unike për fermerët, si pjesë e paktit për paqen.

    “Ne dështuam në përpjekjet për të eleminuar me forcë bimën e kokës. Prandaj, kjo është një mundësi unike, pasi për herë të parë fermerët po e eleminojë atë vullnetarisht. Zëvendësimi i bimës së kokës me drithëra të ligjshme është një zgjidhje e përhershme e problemit”, deklaroi Santos.

    Sipas OKB-së, në Kolumbi janë mbjellë më shumë se 96 000 hektarë me bimën e kokës. Autoritetet vitin e shkuar shkatërruan më shumë se 17 hektarë dhe sekuestruan rreth 378 ton kokainë. Por, autoritetet paraklajmërojnë se eliminimi i plotë i kokainës do të jetë i vështirë, pasi ka shumë grupe kriminale apo grupe të tjera rebele që nuk janë pjesë e paktit të paqes që do të përpiqen të zënë vendin e lënë bosh nga FARC


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark