Krahasohet me Escobar! Kolumbia arreston mbretin e kokainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Krahasohet me Escobar! Kolumbia arreston mbretin e kokainës

    Insajderi
    24 October 2021 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në vend, Dairo Antonio Usuga, i njohur si ‘Otoniel’, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia.

    Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 dollarësh për informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milion dollarësh në kokën e tij.

    “Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull,” tha ai. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

    Otoniel u kap në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë. Ndërsa detajet e operacionit ende nuk janë bërë të gjitha të ditura, presidenti tha se një oficer policie ishte vrarë.

    “Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

    BURIMI: BBC


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark