Konkurrentët e shtëpisë më të famshme në vend, Xuxi dhe Driloni, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Shkak i përplasjes së tyre u bë pastrimi i banjove nga Xuxi si ndarje e detyrave nga Driloni si kapiten.
Përplasja shkoi aq larg sa Xuxi u shpreh se do t’ia shkatërrojë karrierën jashtë teksa për të gjitha akuzat Driloni iu kundërpërgjigj.
“A ki me mbajt fjalën tash që ki me fol mirë për mua jashtë, apo ki me fol keq. Xux, ti po më thu që kur dalë jashtë kom me ta prishë karrierën, çka je duke thënë Xux?”, u shpreh Driloni.
“Hakmarrjen nuk e du e kom at fuqi, shumë i fuqishëm jam – ndaq përbije ndaq jo nuk po më intereson”, u shpreh Xuxi.
Ndërkohë Driloni u shpreh se Xuxi nuk mund të bëjë asgjë jashtë teksa ky i fundit iu kundërpërgjigje me ‘e shohim’.
Mes tjerash, Driloni tha për Xuxin se çdo ditë bën be në Zot e sërish gënjen në shtëpi.