×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Kom qejf me u bo si Ermal Fejzullahu”, “Kom fillu me kova, tani babi m’i ka ble tupanat”, njihuni me vëllezërit që po i kallin ahengjet me instrumentet muzikore

    Insajderi
    26 June 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një qytet të gjallë dhe plot ritëm, dy vëllezër të vegjël, Dior dhe Donart Krasniqi nga Suhareka po bëjnë bujë me talentin e tyre të jashtëzakonshëm muzikor. Edhe pse të rinj në moshë, dashuria dhe aftësia e tyre për veglat muzikore kanë fituar vëmendjen e të gjithëve.

    Donarti, vetëm 8 vjeç, është një djalë energjik që ka filluar të mësojë bateritë me një përkushtim dhe pasion të pabesueshëm. Ai ndiqet nga vëllai i tij më i madh, Diori, i cili që në moshën 10-vjeçare ka filluar karrierën e tij duke performuar në dasma.

    Frymëzimin të dy vëllezërit e marrin nga nëna e tyre Shkurte Krasniqi, e cila ushtron profesionin e këngëtares.

    E cila që nga fëmijëria i ka mësuar ta duan muzikën dhe të japin gjithçka në çdo performancë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark