Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon stërvitjen e parë në Austri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon stërvitjen e parë në Austri

    Insajderi
    24 May 2016 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën drejtimin e trajnerit Gianni De Biasi dhe të stafit të tij, në fushën stërvitore, që gjendet vetëm 1 kilometër e gjysëm larg hotelit, 19 futbollistët në dispozicion kanë filluar përgatitjet zyrtare për finalet e Kampionatit Europian, “Francë 2016”.

    Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë këta futbollistë: Berisha, Shehi, Hoxha, Gjimshiti, Ajeti, Cana, Lenjani, Abrashi, Rrahmani, Rashica, Shala, Lila, Basha, Gashi, Mavraj, Roshi, Bala, Cikalleshi dhe Hysaj. Stërvitja ka zgjatur përreth një orë e 20 minuta dhe ka patur më tepër karakter relaksues për futbollistët. Sipas programit, stërvitja e radhës do të zhvillohet sot në orën 10:00, ndërsa ajo e pasdites në orën 17:30. I njëjti regjim stërvitor do të vazhdojë deri më datë 27 maj. Një ditë më pas, skuadra kombëtare do të ketë vetëm një stërvitje zyrtare, përpara ndeshjes me Katarin, dhe më 29 maj do ta luajë atë. (Telesport.al)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark