Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMFv ka reaguar të martën pas publikimit në internet në një video ku shihet një mësimdhënës në një shkollë në Rahovec duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.
Sipas KOMF, aktet e tilla të dhunës, shkaktojnë pasoja të dëmshme dhe shpesh të parikuperueshme fizike dhe psikologjike për nxënësit.
“KOMF apelon tek organet kompetente te marrin masat adekuate bazuar në legjislacionin në fuqi”, thuhet në reagim
Të hënën u përhap në rrjete sociale një video ku shihet një arsimtar duke goditur një nxënës. Ngjarja ishte incizuar nga njëri prej nxënësve të klasës, që duket se më pas ka shpërndarë videon./Insajderi.com