Insajderi
Biznes

Komisioni Evropian: Dy e treta e uebsajteve të udhëtimeve mashtrojnë me çmimet

Insajderi
08 April 2017 - 10:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy e treta e uebsajteve të udhëtimeve ofrojnë informacion të pavërtetë lidhur me çmimet duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat Evropiane për mbrojtjen e konsumatorit u shpreh Komisioni Evropian ditën e Premte.

Në një studim ku përfshiheshin 352 shërbime online të prenotimit, u zbulua se 2/3 e uebsajteve tregonin fillimisht çmime të cilat nuk ishin finale dhe në 1/5 e rasteve ofertat promocionale nuk ekzistonin fare tha Komisioni.

1 në 4 uebsajte gënjenin konsumatorët duke u thënë se ekzistonte vetëm një numër i limituar pozicionesh të lira.

Komisioni Evropian nuk citoi asnjë prej kompanive po tha se do të ndërmerrte masa për ti lajmëruar uebsajtet për shkeljen e rregullores.

Nëse ata dështojnë në përmirësimin e shërbimit, Komisioni kërcënoi me ndërmarrjen e hapave ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark