Insajderi
Lajme

Komisioni Evropian reagon lidhur me protestat në Shqipëri

Insajderi
18 October 2026 - 18:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni Evropian reagon lidhur me protestat në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar që reagimi i autoriteteve të jetë i ligjshëm dhe proporcional.

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratën e publikuar më 18 tetor.

Brukseli dënoi zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës, duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Njëkohësisht, Komisioni theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të respektohen.

Në kontekstin e integrimit evropian, ai bëri thirrje që pakënaqësitë të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark