Insajderi
Lajme

Komisioni i AKI-së diskuton për rastin Bllaca

Insajderi
21 March 2016 - 14:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) ka diskutuar të hënën me drejtuesit e kësaj agjencie, ku temë e veçantë ka qenë ajo e rastit Bllaca.

Duda Balije anëtare e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së ka thënë para medieve se në këtë mbledhje me drejtuesit e agjencisë kanë diskutuar specifikash edhe për rastin Nazim Bllaca.

Faktet e reja të nxjerra në publik dëshmojnë se dëshmitari i EULEX-it në shumë raste, Nazim Bllaca që pretendonte se ishte anëtarë i skuadrës së vrasjeve dhe agjent i SHIK-ut po bashkëpunonte me Prokurorinë për Krime Lufte në Republikën e Serbisë.

Reagimet e drejtuesve të EULEX pas këtyre publikimeve kanë qenë të ashpra kundër medieve duke i krahasuar mediet me UDB-ën serbe dhe Sigurimin e Shtetit në Shqipëri. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark