Insajderi
Lajme

Komisioni për demarkacion i Jahjagës, tentim për uljen e tensioneve

Insajderi
11 March 2016 - 08:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa analistët politikë mendojnë se paralajmërimi i presidentes për këtë komision është vetëm një veprim sa për t’i ulur tensionet politike në vend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se paralajmërimi i presidentes Jahjaga për fillimin e punës së një komisioni të tillë është i mirëseardhur.

“Çdo përpjekje që çon drejt zgjidhjes së situatës me dialog, ashtu edhe siç duhet, është i mirëseardhur”, ka thënë Grabovci.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ide tashmë është e vonuar.

Kurse analisti Naim Maloku, mendon se paralajmërimi i presidentes për një hap të tillë është vetëm tentim për t’i ulur tensionet politike në Kosovë. /Epoka e re


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark