×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komisioni për Shëndetësi takohet sot

    Insajderi
    14 September 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, shkruan Insajderi.

    Ky komision pritet të takohet qysh sot.

    Siç bëhet me dije në njoftimin e qeverisë mbledhja e parë e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi do të mbahet sot nga ora 17:300 në ndërtesën e qeverisë.

    Ndërkohë, Kurti sot u shpreh se gjendja e shëndetësisë në Kosovë është aq e rëndë saqë nuk mjafton që vetëm Ministria e Shëndetësisë të merret me të.

    “Unë nuk do të jem ministër i Shëndetësisë, ministër është Rifat Latifi, por gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë nuk do të mund të merret vetëm ministria me të”, ka thënë Kurti para gazetarëve, duke shtuar se është udhëheqës edhe i disa komiteteve të tjera të ngjashme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark