Komisioni për të Drejtat e Njeriut pritet ta shqyrtojë peticionin për Astrit Deharin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut pritet ta shqyrtojë peticionin për Astrit Deharin

    Insajderi
    07 December 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mbajë mbledhje në të cilët pritet të shqyrtohet peticioni me 23 mijë e 774 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Në seancën e fundit të Kuvendit, kreu i saj, Kadri Veseli, pati thënë se peticioni nuk është dërguar në Kryesinë e Kuvendit, duke u arsyetuar kështu për moscaktimin e një seance të jashtëzakonshme.

    Por, njëra prej organizatorëve të peticionit nga shoqëria civile, Besa Luzha, në një postim në facebbok, e pati quajtur si gënjeshtër deklaratën e Veselit.

    Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje pati dështuar dy herë për t’i mbledhur 40 nënshkrimet e deputetëve të cilat mjaftonin për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

    Në rastin e fundit kur Vetëvendosje mblodhi 40 nënshkrime, ishte deputeti Danush Ademi i cili e kishte tërhequr nënshkrimin, duke e pamundësuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark