×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi 4 rregullore zgjedhore

    Insajderi
    06 March 2024 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje ku ka miratuar katër rregullore zgjedhore.

    KQZ-ja, miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.

    Me shumicë votash është miratuar rregullorja e dytë, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje.

    Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark