Insajderi
Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhje, diskutohet për kryetarët e komunave veriore

Insajderi
11 March 2024 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhje, diskutohet për kryetarët e komunave veriore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës sot nga ora 13:30.

Në rendin e ditës janë katër pika kryesore, por ajo  që veçohet është shqyrtimi dhe miratimi i angazhimit të stafit jo permanente për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Më poshtë i gjeni pikat e rendit ditor:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 12/2024
  3. Aktivitetet e SKQZ
  4. Raport i Këshillave të KQZ:

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shkurtimit të afateve të rregullta

zgjedhore, për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni

në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të

mbahet me datën 21 prill 2024;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për procesin e votimit për

largimin e kryetarëve të komunave;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të informimit publik;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të vëzhgimit të zgjedhjeve;
  3. Njoftim lidhur me Raportin e plotësuar të verifikimi të nënshkrimeve të

peticionit;

4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit për procesin e votimit për largimin e kryetarëve

në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;

4.3.Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i angazhimit të stafit jo permanente për procesin e votimit për

largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e

Veriut;

Të ndryshme


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark