Komiteti Etik i FIFA-s të mërkurën ka nxjerrë një paralajmërim dhe dënim prej 7 mijë frangave zvicerane ndaj legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer për kundërshtimin e hetimeve, raporton reuters
“Në këtë rast, Beckenbauer ka dështuar të bashkëpunojë me një hetim të Komitetit Etik… në lidhje me ofertat e Kupës së Botës 2018/2022 pavarësisht nga kërkesat për asistencën e tij”, ka thënë paneli etik i FIFA-s në një njoftim, raporton Insajderi
Sipas tyre shkaku i këtij dënimi të ulët është fakti që në momentin e fundit Beckenbauer ka vendosur që të bashkëpunojë me këtë komision.
“Për shkak që Beckenbauer më pas ka pasqyruar një vullnet për bashkëpunim, ai është sanksionuar me paralajmërim dhe dënim prej 7 mijë frangave zvicerane”, është thënë në njoftim./Insajderi.com