Kompania e promovuar nga Kurti e furnizues i rregullt i Vetëvendosjes, shpërblehet me tender edhe nga Presidenca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kompania e promovuar nga Kurti e furnizues i rregullt i Vetëvendosjes, shpërblehet me tender edhe nga Presidenca

    Insajderi
    16 September 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania tashmë e njohur “Blendi O.P”, jo vetëm nga pushteti i VV-së, tani ka filluar të shpërblehet me tender edhe nga Zyra e Presidentes. Kontrata i është dhënë për shërbime dhe furnizime protokollare. Operatori Blendi O.P është e njohur për lidhjet e saj me Vetëvendosjen dhe për faktin se është promovuar edhe nga kryeministri Kurti. Jo vetëm, kompania ka qenë edhe furnizuese e rregullt e partisë, me shuma të konsiderueshme të shpenzuara gjatë viteve në mallra dhe shërbime. Insajderi sjell detaje.

    Gazeta Insajderi

    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës me 12 shtator ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës “Lot I -Shërbime për aktivitete protokollare Lot II -Furnizim me tepisona për nevojat protokollare”.

    Ndërkohë me 3 shtator ishte nënshkruar kontrata për Lotin 1- Shërbime për aktivitete protokollare.

    Me këtë tender është shpërblyer operatori ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P”.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 4 mijë e 514.90 euro.

    Kush është kompania Blendi O.P dhe cila është lidhja e Ndërmarrjes me pushtetin?

    Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi” O.P. është një nga kompanitë që ka fituar vazhdimisht tenderë nga institucionet nën drejtimin e Vetëvendosjes.

    Kompania “Blendi” është ndër bizneset e rralla që u vizitua nga kryeministri Kurti.

    Ai madje i kishte dedikuar edhe një postim promovues duke thënë “kompani të tilla do ta kenë gjithmonë mbështetjen tonë“.

    “Japin shembull se si në Kosovë mund të përfitosh me punë”, thotë Kurti në videon e publikuar në vitin 2023.

    Blendi” dhe Vetëvendosja: Një histori shpërblimesh me tenderë nga pushteti për biznesin që Kurti kishte promovuar - Insajderi - ak1
    Blendi” dhe Vetëvendosja: Një histori shpërblimesh me tenderë nga pushteti për biznesin që Kurti kishte promovuar - Insajderi - d6b34b81 5b36 4153 b9fe c33f15b6b40c

    Kjo kompani është furnizues i lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas, raportit Vjetor Financiar të publikuar në KQZ, për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023, Vetëvendosje nga kompania “Blendi” ka blerë mallra në vlerë prej 6120 euro.

    Në raportin e vitit 2022, te kompania e njëjtë, Vetëvendosje ka blerë mall në vlerë prej 6,300.32 euro.

    Blendi” dhe Vetëvendosja: Një histori shpërblimesh me tenderë nga pushteti për biznesin që Kurti kishte promovuar - Insajderi - 2022 ble4ndii 1

    Sipas formularit “Lista e donacioneve të Subjekteve Politike për zgjedhjet lokale të vitit 2021”, po ashtu del se nga kjo kompani ishin blerë shërbime.

    “Shtypja e materialeve reklamuese”. Kështu quhet shërbimi që Vetëvendosje e kishte blerë nga NTG “Blendi” në vlerë prej 10, 015.26 euro.

    “Shpërblimet’ e furnizuesit të VV-së nga pushteti?

    Në nëntor të vitit 2024, Zyra e Kryeministrit i dha kësaj kompanie një kontratë në vlerë prej 11,390 eurosh për furnizime me materiale zyrtare. Pak muaj më parë, e njëjta zyrë i kishte dhënë një tjetër kontratë në vlerë prej 47,000 eurosh.

    Blendi” dhe Vetëvendosja: Një histori shpërblimesh me tenderë nga pushteti për biznesin që Kurti kishte promovuar - Insajderi - zy

    Një muaj më vonë, përmes procedurave të negociuara, Shërbimi Korrektues i Kosovës, i kishte dhënë tender për kantinën e të burgosurve. Kontrata kishte një vlerë prej 298,783 euro.

    Ndërsa, edhe MPJD i dha një tender tjetër, që vlerën e parashikuar e kishte 90 mijë eurove.

    Kontrata ishte titulluar “Furnizime të ndryshme”.

    Blendi” dhe Vetëvendosja: Një histori shpërblimesh me tenderë nga pushteti për biznesin që Kurti kishte promovuar - Insajderi - d 1

    “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P”, si aktivitet primar e ka “Aktivitetet e tjera botuese”, ndërsa sekondar “Shtypje të tjera”. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark