×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zyra e Kryeministrit merr masa për ruajtjen e dokumenteve, shpenzon 4500 euro blerjen e dollapëve me çelës

    Insajderi
    19 November 2022 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka vendosur që t’i shpenzojë mbi 4 mijë e 500 euro për blerjen e disa dollapëve metali për arkivimin e dokumenteve. Në tenderin e dhënë është treguar se dollapët duhet të jenë të sigurt dhe të mbyllen me çelës.

    Dokumentet në Qeverinë e Kosovës duket se po ruhen fort, sidomos kohëve të fundit. Madje, ato do të mbyllen edhe me çelës e do të vendosen nëpër dollapë metali.

    Një investim goxha të madh për “blindim” të dokumenteve e ka bërë edhe vetë zyra e Albin Kurtit, shkruan Demokracia.com.

    Për tenderin “Furnizim me dollapë metali për arkivimin e dokumenteve”, zyra e shefit të Qeverisë ka vendosur që t’i shpenzojë hiç më pak se 4 mijë e 500 euro.

    “Data e dhënies së kontratës 04.11.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 18.11.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 9. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P. Vlera e përgjithshme e kontratës 4,511.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur në e-prokurim.

    Në dosjen e tenderit është treguar se në Zyrën e Kryeministrit do të vendosen dy lloje të dollapëve.

    “Furnizim me ormana metalik sipas specifikimit teknik për 25 copë. Furnizim me kaseta metalike sipas specifikimit teknik për 4 copë”.

    Tutje thuhet se dollapët janë të dimensioneve të ndryshme dhe mbyllen me çelës.

    ‘Dollap metalik me dy dyer, me pesë hapësira-rafte për dokumente me mundësi rregullimi të hapësirave të rafteve. Dimensionet: 190 cm x 90 cm x 40 cm. Konstrukcioni, dyert dhe raftet të punuara nga llamarina 1.0 mm. Këmbëzat të punuara nga llamarina 1.5 mm. Mbyllja me çelës rrotullues. I ngjyrosur me ngjyrë hiri plastike Epoxy-Polister ral 7032. Kasetë metalike me katër sirtar. Dimensionet: Lartësia – 130 cm. Gjerësia – 48 cm. Thellësia – 68 cm”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

    Në fund tregohet se dollapët janë me metal të kualitetit të lartë të ngjyrosur me ngjyrë elektrostatike, me mbyllje qendrore me çelës. Dollapët janë të pajisur me mekanizëm për varjen e dokumentacionit. /Demokracia.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark