Kompania farmaceutike “Johnson & Johnson” ka humbur një çështje gjyqësore dhe duhet t’i paguajë një gruaje nga Oregoni rreth 260 milionë dollarë.
Kyung Lee, 49 vjeç, tha se ajo vuante nga kanceri fatal i lidhur me asbestin pasi thithi pluhurin e foshnjës dhe përdori deodorantët e kompanisë.
Erik Haasi, nënkryetar i çështjeve gjyqësore në Johnson & Johnson, tha në një deklaratë se vendimi nuk ishte në përputhje me kërkimet e pavarura shkencore.
Haasi ka njoftuar se Johnson & Johnson do të apelojë vendimin.
Kompania farmaceutike po përballet me padi të tjera për këtë çështje. Shumica dërrmuese e padive përfshijnë gra me kancer ovarian.