×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania me përvojë në Austri, ofron banesa moderne në Prishtinë për pesë vjet pa kamatë

    Insajderi
    25 November 2019 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania me përvojë shumëvjeçare në Austri, “Uni Projekt”, ka sjellë përvojën dhe standardin më të lartë evropian të ndërtimit edhe në Prishtinë.

    Një sipërfaqe prej 40 arë truall në Lagjen Mati 1 në Prishtinë, është duke u zhvilluar projekti i ndërtimit të një kompleksi banesor si askund tjetër në Prishtinë.

    Ky kompleks që gjendet në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ka tri objekte me sipërfaqe bruto prej 13.420.00 metra katrorë.

    65 për qind e hapësirës është publike, me parqe, hapësira për lodra dhe parkime të jashtme të mjaftueshme për të gjithë banorët.

    Objektet janë vetëm tetë kate banimi, derisa përdhesa është dedikuar për biznese. Po ashtu, secila banesë ka depo falas. Dy kate tjera nëntokësore janë të dedikuara për parkim.

    Secili objekt ka edhe një sallë të përbashkët për ngjarje të ndryshme për banorët, derisa dy ashensorë modernë do të bartin banorët.

    Materialet e objekteve janë bashkëkohore siç janë fasada me tulla italiane 12 cm dhe stiropor me trashësi 12 cm.

    Dritaret, ndërkaq, janë tipit francez me roleta të aluminit termik.

    Kompania është kujdesur që banorëve të rinj t’ua mundësojë blerjen në mënyrën më të lehtë. Me 30 për qind pjesëmarrje, pagesat mund të kryhen me këste për pesë vjet pa kamatë dhe pa interes.

    Për më shumë detaje mund të klikoni në faqen e kopanisë “Uni Pojekt në FB, apo edhe në numrat e telefonit: +38344193488; +38344909300

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark