Ministria e Mbrojtjes, i ka dhënë tender kompanisë që para dy vitesh u përfshi në një incident të drogës në burgun e Dubravës. Kjo kontratë u dha përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë. Tenderi peshon mbi 2 milionë euro dhe u dha përgatitje të ushqimit për Ushtrinë e Kosovës.
Gazeta Insajderi
Ministria që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ditën e djeshme (18.09.2024), ka nënshkruar një tender në vlerën prej 2,149,000.
Kjo kontratë njëburimore iu dha grupit të operatorëve ekonomik “NTPK HAJDINI COMERC”, “Bylmeti-KS”.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kontrata ka të bëj me shërbimi ushqimi për nevojat e FSK-së.
Ky dikaster ia dërguar ftesën për ofertim vetëm tre kompanive.
Aty morën pjesë grupi i operatorëve Ekonomik “Sa&Ma shpk, Walker S Food SHPK, Royal Bakery SHPK” të cilët ofertuan me çmim 2,168,000 milion euro dhe grupi i operatorëve ekonim “Isuf Musliu BI, Delfin l.t.d shpk” me çmim 2,753,800euro.
Por, kompania që u përzgjodh nga Ministrja e Mbrojtjes, është përmendur lidhur me një incident me substanca narkotike në burgun e Dubravës.
Kush është kompania fituese dhe përfshirja në drogë?
“Hajdinit Comerc” që iu besua përgatitja e ushqimit për FSK-në, në vitin 2022 iu përfshi emri në një skandal.
Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane ishin kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku.
Gazeta Insajderi zbuloi fillimisht që substancat narktoike që u gjetën në kamionin që po e voziste Topalli ishin futur nga një person tjetër, i cili më vonë edhe u arrestua.
Që prej fillimit, avokatja e tij, Aurora Mulhaxha kishte deklaruar që klienti i saj është i pafajshëm.
Afro një vit më vonë, në të njëjtin rezultat ka dalë edhe Prokuroria Themelore në Pejë.
Siç kishte raportuar Insajderi, në më 13 shtator 2022 organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi e mallra të tjera. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.
Për këtë, Prokuroria për disa muaj pati mbajtur në paraburgim e masa të tjera shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.
Një video që e kati siguruar Insajderi shfaqte që një natë më parë, drogën e mallrate e tjera kontrabandë në kamion i futi një person krejt tjetër. Ai shihej që nuk mban as dorëza e as maskë madje.
Ky person më vonë u raportua se ishte arrestuar.
Kompania “Hajdini Comerc” e Musaj Leku në vitin 2018 u angazhua edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro. /Insajderi.org/