×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kompanitë private bazë e zhvillimit profesional dhe ekonomik

    Insajderi
    11 May 2024 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Skender Musa

    Suksesin e garanton diciplina, serioziteti, marrja e përgjegjësive, profesionalizmi, besnikria në partneritet dhe puna në ekipe.

    Ka kaluar koha kur një ide e dhënë nga një person ishte vulë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, ashtu siç ka kaluar koha që pa punuar dhe pa shkuar fare në punë të paguhet ndokushë.

    Ne duhet të mësohemi se kapitalizmi ka konkurencë dhe gjithmonë gjindet dikush që mundet të punojë, të jap zgjidhje më të mira se ne, dhe askush nuk mund ta ndjejë vetën komod dhe të pa zëvendësueshëm.

    Ne duhet të mësohemi të zhvillojmë kompanit, të punojmë në ekipe sepse puna individuale edhe në profesionet e lira është metodë e varfërisë dhe e trashiguar nga mentaliteti komunist. Ndërmarsit aksionare janë zhvillim ku duhet krijuar konkurencë lojale mese partnerve dhe kushti kryesor për suksese është me dasht punën që e ke, me u angazhuar për zhvillim.

    Në Kosovë partnerët duhet të mësohen të respektojnë marrveshjet, të zhillojnë kompaninë dhe të besojnë se edhe në Kosovë ka perspektivë.
    Në kompani nuk ka arsyetime, ka angazhime, punë, suksese dhe krijim të kapitalit secili i angazhuar duhet zbatuar marrveshjet, rregullat e biznesit sipas specifikave dhe vendimet e menaxhmenitit.
    Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të angazhohen dhe të hapinë kompani sepse kështu hapen vende pune por edhe krijojnë kapital privat që është bazë për zhvillimin e përgjithshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark