15:43 - 23 Maj 2023

Kompleksi banesor-afarist “Trisa” në Zonën Qendër të Prishtinës së Re do të sjellë një përvojë të pa krahasueshme për banorët që do të jetojnë aty.

Me 9 ndërtesa tërheqëse, nga 7 deri në 11 kate dhe me një sipërfaqe prej afër 100,000 m², ky mega ndërtim është përgjigja e Ariani Company për nevojat e rritura të qytetarëve, me standarde të nivelit më të lartë.

Me synimin për të krijuar një ambient të kualitetit të lartë dhe për të tejkaluar standardet e parashikuara, kompania është e vendosur të realizojë kryeveprën më të madhe të Prishtinës së Re deri më tani.

Kompleksi Trisa – një shembull i vërtetë i fuqisë së ndërtimit dhe vizionit të madh të Ariani Company.

Për më shumë detaje rreth projektit mund të informoheni në 045 200 800 apo në ueb faqen e kompanisë www.arianicompany.com