×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Gjilanit pagoi mbi 80 mijë euro për orendi të cilat nuk dihet se ku kanë mbetur

    Insajderi
    07 June 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni i VV-së, ka paguar për inventar, tavolina punë dhe ormanë të cilat nuk gjinden në komunë. Vlera e këtij inventari sipas ZKA-së kap vlerën mbi 80 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin vjetor të përformancës ka theksuar se Komuna e Gjilanit përkatësisht QKMF gjatë vitit 2022 u furnizua me inventar por që nuk dihet se ku gjenden tani këto orendi.

    Faturat ishin lëshuar pa pasur njohuri se ku është malli për të cilin u pagua.

    Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin“, thuhet në raport.

    Nga ZKA u bë inspektimi për 12 artikuj të cilët nuk u gjetën në QKMF.

    Gjatë ekzaminimit fizik ishte drejtoresha e QKMF-së dhe komisioni për regjistrimin e inventarit në QKMF. Gjatë ekzaminimit fizik ne nuk e gjetëm inventarin i cili ishte paguar“, theksohet në raport.

    Sipas raportit të ZKA-së, nga kjo u dëmtua buxheti i Komunës.

    Ndërsa Komunës iu rekomandua që të ndërmerr masa të menjershme që inventari i paguar të vendoset në QKMF. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark