Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimi, ka bërë të ditur se disa ekspertë të diasporës janë emëruar si pjesëtarë të bordit të Ndërmarrjes Publike “Dardana”.
Rrahimi ka thënë se në CV-t e tyre ka përvojë të gjatë dhe se pozitat e tyre kyçe në vendet europiane bësojmë se do na ndihmojnë në konsolidimin e ndërmarrjes publike.
Tutje, ai ka treguar emrat e ekspertëve të cilët janë: Shkurte Kastrati, Vehap Zuka, Jetulla Sylaj dhe Donjetë Morina.
“Nga Jetullahu si drejtori në njërën nga bizneset më të mëdha të ndërtimtarisë në Zvicër, Shkurte Kastrati kandidate për PHD në Universitetin e Pragës dhe projektuese e aerodinamikës së Porsche, Vehapi si drejtor ekzekutiv në kompani të sigurimeve për nje qark të gjerë në Gjermani dhe përvoja e Donjetës në ndërmarrje publike lokale në Kosovë kemi besimin e plotë se është rruga e duhur për një fillim të mbarë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: