×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Komuna e Lipjanit kërkon pezullimin e vendimit për rritjen e tatimit në pronë

    Insajderi
    04 February 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Grupi i Asambleisteve të LDK-së në Lipjan ka bërë të ditur se i ka propozuar fillimisht Kuvendit të Komunës që të dërgojë kërkesë në Ministrinë e Financave për pezullimin e tatimit në pronë.

    Bëhet e ditur se ky propozim është miratuar me shumicë votash, sepse sipas tyre qytetarët janë të shqetësuar për çmimin e lartë të faturave në këtë kohë inflacioni.

    “Të pezullohet vendimi për rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023 dhe të bëhet faturimi i tatimit në pronë siç ka qenë në vitin paraprak 2022.

    Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të nivelit qëndror, që të marrin parasysh këto shqetësime të qytetarëve të cilat i kemi adresuar përmes Kuvendit të Komunës me anë të këtij rekomandimi.

    Qytetarët tanë në këtë kohë krize kanë nevoj për lehtësim të jetesës së tyre e jo për t’i rënduar dhe vështirësuar akoma më shumë”, thuhet ndër të tjera

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark