Komuna e Mitrovicës shpenzon 10 fish më shumë sesa planifikimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Mitrovicës shpenzon 10 fish më shumë sesa planifikimet

    Insajderi
    24 June 2016 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Mitrovicës ka pasur shumë dobësi në sistemin e prokurimit, duke hyrë në obligime më shumë sesa fondet e ndara me ligjin për ndarjet buxhetore. Kështu tregon raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm i publikuar gjatë ditës së sotme.

    Sipas auditorëve, komuna e udhëhequr nga Agim Bahtiri nuk kishte përcaktuar asnjë menaxherë të kontratave dhe rrjedhimisht nuk kishte bërë as plane për mbikëqyrje menaxheriale, njofton Insajderi.

    “Ekziston një numër i madh i prokurimeve të realizuara përmes procedurave me vlerë minimale për t’i shmangur aplikimit të procedurave të hapura. Komuna gjatë vitit 2015 kishte lidhur 95 kontrata me vlerë të vogël dhe minimale”, thuhet në raportin e auditorëve.

    Në projektet e komunës së Mitrovicës, auditorëve është vërejtur se në katër projekte të realizuara nga komuna, janë shpenzuar deri në 10 fish më shumë para se sa që ishte planifikuar me nënshkrimin e kontratës.

    “Ndërtimi i rrugëve me kubëza betoni’ (planifikimi 150,000€ shpenzimi 268,711€), për ‘Hartimin e projekteve për investime kapitale’ (planifikimi 45,000€ shpenzimi 236,711€), për ‘Riparimin dhe rregullimin e rrugëve’ (planifikimi 40,000€ shpenzimi 439,456€) dhe për projektin ‘Ndërtimi i rrugëve në vise rurale’ (planifikimi 200,000€ shpenzimi 514,038€).”

    “Më pastaj, në fund të vitit këto obligime ishin shlyer me vendimin e Qeverisë Nr.05/67 të datës 30.12.2015, dhe në të njëjtën ditë janë zhvilluar edhe procedurat e pagesave”, tregon raporti i Zyrës së Përgjithshme të Auditorit.

    Rastet e identifikuara nga Auditori tregojnë për kontrolle të dobëta tek procesi i prokurimit në Komunën e Mitrovicës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark