Insajderi
Lajme

Komuna e Prishtinës me një njoftim me rëndësi lidhur me rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Insajderi
29 March 2026 - 17:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Prishtinës me një njoftim me rëndësi lidhur me rrugën “Don Shtjefën Kurti”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për bllokimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti” si pasojë e shëmbjes së tërësishme pas rrëshqitjes së dheut.

Në njoftim komuna u bën thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren, shkruan Insajderi.

“Ju njoftojmë se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”, thuhet në njoftim.

“Rruga është e bllokuar për qarkullim. Lusim qytetarët që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. Për çdo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark