Komuna e Prishtinës ndan 250 euro për gratë me kancer të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës ndan 250 euro për gratë me kancer të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike

    Insajderi
    17 December 2023 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës i ka mbështetur gratë me sëmundje të kancerit të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike me nga 250 euro. E nga kjo shumë, kanë përfituar rreth 2 mijë qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

    Sadiku ka thënë për Ekonomia Online, se ideja ka qenë që sado pak t’u ndihmojë këtyre kategorive për shkak të nevojave që i kanë. Synim kanë që këtë subvencion ta vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

    “Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës këtë vit ka pasur afër 350 mijë euro për qytetarë me sëmundje kronike dhe për këtë qëllim janë subvencionuar 2 mijë qytetarë dhe rreth 360 gra janë me kancer të gjirit e që kanë përparësi, duke pasur parasysh që kjo sëmundje është duke u rritur por që ka pasur pacientë me sëmundje kronike të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve malinje të organeve tjera por që fokus më i madh ka qenë te rastet me kancer të gjirit që i kemi ndarë që është një ndihmë deri në 250 euro për qytetarë dhe ne do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me një shumë të tillë rreth 350 mijë euro me i ndihmu qytetarët të cilat kanë këto sëmundje që sado pak me i zbut nevojat që i kanë”, ka thënë Sadiku.

    Ndonëse nuk kanë statistika për numrin e të sëmurëve në 1, Sadik ka thënë se për këtë do të formohet një Komision për t’i shqyrtuar këto aplikime. E shuma e njëjtë nuk do të jetë për të gjithë aplikantët dhe se nevojat do të vërtetohen me anë të një raporti mjekësor.

    “Faktikisht ne statistika të sëmurëve të tilla nuk i mbajmë ne. Prej 1 janarit hapët konkursi ose oferta për të aplikuar qytetarët, ata aplikojnë dhe ne pastaj kemi një komision i cili bën shqyrtime të gjitha atyre që aplikojnë për të marrë këtë subvencion dhe pastaj ekipi profesional e bën një ndarje cilëve duhet t’u japim dhe sa sepse nuk i jepet secilit shuma maksimale 250 euro por shumica e tyre subvencionohen me një shumë sa e sheh komisioni profesional të arsyeshëm, varësisht edhe nga komplikimet që i ka sëmundja dhe nevojat që i ka pacienti për to. Që kjo vërtetohet me një raport mjekësor që ata e sjellin tek mjeku i tyre dhe në bazë të kësaj ne fillojmë që të ndajmë subvencionet prej fillimit të vitit”, u shpreh Sadiku, teksa tregoi se përfitues do të jenë vetëm banorët rezidentë të Prishtinës.

    “Sigurisht që banorët e Prishtinës i përkrahim një prej kërkesave që duhet ta plotësojnë qytetarët duhet jenë të Prishtinës por arsye se komuna ndan subvencione për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark