Komuna e Prishtinës mbanë nën kontroll veturat zyrtare përmes GPS-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës mbanë nën kontroll veturat zyrtare përmes GPS-it

    Insajderi
    21 October 2016 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se që nga java a kaluar, Komuna e Prishtinës ka instaluar sistemin e përcjelljes me GPS në veturat e komunës në kohë reale, ku përcillet lokacioni, shpejtësia, dhe gjendja e veturës.

    “Me këtë rast drejtoria e administratës do të ketë kontroll edhe më të mirë për veturat, shpenzimet dhe udhëtimet e (pa) autorizuara. Kjo do të ndikojë në rritjen e efiçencës në shpenzime”, ka thënë Ahmeti.

    Ky sistem pritet të zgjerohet edhe në makinat e kompanive që kryejnë shërbime për komunën posaqërisht në mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa, autobusët e ri do të jenë me sisteme të parainstaluara, ka shtuar tutje ai.

    “Do të ishte mirë që të gjitha institucionet publike në Kosovë të kishin sisteme të tilla të instaluara”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark