×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës shpall tender 18.4 milionësh për ndërtimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’

    Insajderi
    15 August 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës sot ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 18.4 milionë euro për ndërtimin e sheshit Xhorxh Bush

    Në njoftimin e publikuar thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces Prokurimi  duhet të ofroj dëshmi se qarkullimi vjetor gjatë tri viteve të fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë është minimum 36,500,000.00 euro.

    Gjithashtu, Operatori Ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të punëve të ngjashme në 3 (tri) vitet e fundit para publikimit të Njoftimit për Kontratë në vlerë jo më pak se 27,500,000.00 euro.

    Po ashtu, komuna e Prishtinës ka paraparë edhe shumë kritere tjera për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces Prokurimi.

    Hapja e tenderit sipas njoftimit do të bëhet më 6 shtator të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark