×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama publikon pamje se si do të duket sheshi ‘Xhorxh Bush’: Një stil të jetës së shëndetshme

    Insajderi
    13 January 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se transformimi i sheshit ‘Xhorgj Bush’ do të promovojë një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim dhe ajër të pastër.

    Rama përmes një postimi në profilin e tij Facebook ka ritheksuar se “Xhorxh Bush” do të lidhet me shumë pjesë të kryeqytetit dhe në qendër do të ketë tri platforma.

    “Bulevardi i Kryeqytetit, do të shndërrohet një hapërsirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, me shumë gjelbërim dhe ajër të pastër.  “Xhorxh Bush” do të lidhet me shumë pjesë të kryeqytetit dhe në qendër do të ketë tri platforma”, ka shkruar ai.

    Tutje ai shkroi se sheshi do të jetë përplot jetë dhe u shpreh se ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat.

    Njëkohësisht, projekti synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje”.

    Sheshi do të jetë përplot jetë dhe ideja është që këto sheshe të jenë të qasshme për të gjitha moshat. Gjithashtu do të ketë hapësirë për artistët që të krijojnë një Prishtinë të transformueshme. Te pjesa e Katedrales, për momentin është e rrethuar me një muri të vogël dhe ne kemi propozuar që të hapet dhe të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, në mënyrë që të mos t’i shohim këto monumente të rrethuara dhe të mos jenë të cenueshme për qytetarët”, shkroi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark