Komuna e Prishtinës shqiptoi 11 gjoba për përdorim të fishekzjarrëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës shqiptoi 11 gjoba për përdorim të fishekzjarrëve

    Insajderi
    02 January 2017 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës pati ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike nga 30 dhjetori 2016 e deri më 3 janar të vitit 2017.

    Por kjo masë nuk është respektuar ashtu siç kishte kërkuar komuna.

    Zyrtar për media në Komunën e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Insajderi, se vetëm më 31 dhjetor, në ndërrimin e viteve, janë dhënë 11 gjoba pikërisht për mos respektim të kësaj ndalese.

    Me udhëzimin administrativ që e kishte nxjerrë Komuna e Prishtinës, gjobat ishin përcaktuar 100 euro./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark