Insajderi
Lajme

Komuna e Rahovecit fillon vlerësimin e dëmeve nga reshjet

Insajderi
08 January 2026 - 14:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Rahovecit fillon vlerësimin e dëmeve nga reshjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Rahovecit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet, përkatësisht vërshimet.

“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”.

Tutje në njoftim thuhet se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

▪️Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

▪️Kopja e letërnjoftimit;

▪️Konfirmimi i llogarisë bankare.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark