Komuna e Prishtinës ka rrënuar të premten një shtëpi të vjetër afër sheshit kryesor të qytetit. Shtëpia është konsideruar si e rrezikshme për qytetarët që kalojnë në atë rrugë ndërsa presioni për rrëzimin e saj është shtuar sidomos pas shembjes së një shtëpie të vjetër në Prizren, që për pasojë kishte vdekjen e një fëmijë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky ka qenë një vendim i vështirë por në dobi të qytetarëve.
“Kemi negociuar me javë të tëra me familjen por pa sukses. Ishim të detyruar ti evakuojmë. Vitin e kaluar kemi rrënuar mbi 100 shtëpi me rrezikshmëri të lartë në komunën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti përmes llogarisë së tij në Facebook./Insajderi.com