Komuna ua mori banorëve 40 mijë euro për rrugën të cilën e financoi Ministria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna ua mori banorëve 40 mijë euro për rrugën të cilën e financoi Ministria

    Insajderi
    20 March 2017 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rruga nga Shkoza në Dragobil u asfaltua në vitin 2009. Për shtrimin e saj prej katër kilometrave atë vit kishin dhënë para edhe banorët e fshatit Shkozë.

    Por 40 mijë eurot e mbledhura nga ta nuk ishin përdorur për projektin në fjalë pasi që atë në tërësi e kishte financuar Qeveria nga Prishtina, njofton Klan Kosova.

    Mjetet e pashfrytëzuara nuk iu kthyen asnjëherë komunitetit, e madje ata nuk dinë se ku përfunduan ato.

    Këta pas realizimit të projektit kishin kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës se çka ishte bërë me parat e tyre.

    Isni Kilaj, që atë kohë ka qenë kryetar i Malishevës, tash zëvëndësministër i Financave nga radhët e PDK-së, ka thënë të mos e shqetësojnë për këtë çështje ndërsa zëdhënësi i komunës tha se paratë janë shpenzuar për projekte të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark