GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të disaporës shqiptare – “Diaspora Flet” në Prishtinë më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.
Konferenca “Diaspora Flet” 2023 pritet të fillojë sot në një ceremoni zyrtare nga ora 17:00-18:00 në Klan Arena, ku pritet të jenë prezent mbi 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes do të fillojë me fjalimet mikpritëse nga Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtorë Ekzekutiv, GERMIN.
Në vazhdim të fjalës hyrëse nga udhëheqësit e GERMIN, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, pritet të marrë fjalën e radhës në një adresim zyrtar ndaj pjesëmarrësëve prezent. Ngjarja do të vazhdojë me një seri fjalimesh kryesore nga:
Ngjarja e sotme do të përmbyllet me prezentimin e programit OriginAL, i cili synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë, me folësit:
Ku dhe pjesëmarrësit e grupit inaugurues të programit OriginAL 2022 do të ndajnë përvojat e tyre:
Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://diasporaflet.germin.org/sq/