Konfirmohet: Artistët shqiptar blejnë suksesin digjital, shikimet, pëlqimet etj. - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Konfirmohet: Artistët shqiptar blejnë suksesin digjital, shikimet, pëlqimet etj.

    Insajderi
    24 May 2021 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpesh herë është diskutuar për numrin e madh të shikimeve të projekteve muzikorë të artistëve tanë në platforma digjitale, kryesisht Youtube.

    Shumë herë janë hedhur dyshime se artistët po i blejnë këto shikime, si në Youtube ashtu edhe në Instagram, vetëm e vetëm të bëjnë masën të mendojnë që ata po kanë shumë sukses, e në këtë mënyrë të hynë në mesin e artistëve ‘IN’.

    1 milionë shikime për 24 orë një projekt në gjuhen shqipe, ku rrjedhimisht trageti është vetëm shqiptarë, duket pak e pa besuar.

    Një debat të nxehte rreth blerjes së suksesit digjital e ka hapur së fundmi reperi Fero, e i njëjti ka dhënë premtim të madh për publikun, duke thënë se ‘Unë do tua vërtetoj se blihen shikimet edhe në Youtube edhe në Instagrm’.

    Reperi Fero duket të jetë njeri i fjalës, pasi që ai veç se na e dëshmoj ditën e djalë blerjet që ndodhin në Instagram.

    Reperi fillimisht kishte paralajmëruar publikun që do të investoj në Youtube dhe Instagram në ‘X’ projektin në mënyrë që publiku ta kuptoj si funksion dhe të binden që artistët e bëjnë këtë veprim.

    Këtë të djalë reperi zgjodhi njërën nga videot e tij të postuar në Instagram, video që kishte rreth 130 mijë shikime. Përmes një postimi ai paralajmëroj se videon në fjalë e ka sponsorizuar dhe shumë shpejtë do ti arrij 1 milionë shikime. Nuk u deshën më shumë se 3 orë dhe video tejkaloj shifrën 1 milionë, duke konfirmuar atë që e pohonte tash e sa ditë.

    Dyshimet për blerje gjithmonë kanë qenë të mëdha, mirëpo Fero si shpesh here me iniciativa sa të çuditshme aq edhe jo të lehta, na e konfirmoj që konkurrenca në muzikë ka bërë që investimet të orientohen më shumë në rrugën e mashtrimit se sa në kualitetin e produkteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark