
Carlo Ancelotti pritet të largohet nga roli i trajnerit të Real Madridit dhe të marr drejtimin e kombëtares së Brazilit, sipas raportimeve të fundit nga Spanja.
Burime pranë Valdebebas kanë raportuar se 65-vjeçari, i cili ka një kontratë me Madridin deri në vitin 2026, tashmë i ka informuar pjesëtarët e skuadrës për qëllimin e tij për t’u larguar.
Ancelotti pritet ta përfundojë sezonin në La Liga para se të marr drejtimin e Brazilit në qershor, që do të thotë se ai nuk do të jetë i përfshirë në Kupën e Botës për Klube në verë.
Real Madridi do të duhet të emërojë një trajner të përkohshëm, me drejtorin Santiago Solari një kandidat i mundshëm ose një trajner të përhershëm, me Xabi Alonson që është favorit kryesor.
Djali i Ancelottit, Davide, ka vendosur që të ndjekë një karrierë si trajner kryesor dhe do t’i bashkohet babait të tij tek Brazili vetëm në rast se nuk merr ndonjë ofertë atraktive diku tjetër.
Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) ka qenë në ndjekje të Ancelottit për tash e sa kohë dhe ata kanë shpresë që italiani do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtë sapo të finalizohet largimi i tij nga Spanja.