Koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së është konfirmuar në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur Shaqir Totaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.
“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. E falendëroj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë“, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Totajt.