×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfirmohet se Specialja po e bastis shtëpinë e Sylejman Selimit

    Insajderi
    07 March 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me urdhër të Gjykatës Speciale pjesëtarët e EULEX-it po bastisin shtëpinë e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me avokatin Artan Qerkini, teksa ai ka konfirmuar se ndodhet tek shtëpia e Selimit.

    Në media po raportohet edhe për bastisje të shtëpisë së Hajredin Kuçit, ish-ministrit të Drejtësisë.

    Kuçi ka qenë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit.

    Më herët është raportuar se Selimi ishte ftuar nga Specialja si i dyshuar për krime lufte. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark