Reperi Stresi disa ditë më parë, deklaroi se ishte i infektuar me COVID-19.
Ai u bëri me dije se do të izolohej, ndërsa u kërkoi fansave të kujdesen për vete.
Mesa duket e gjithë kjo ka qenë një lojë, të cilën Stresi e ka pranuar vetë.
Në paraqitje televizive, ai tha se kjo ishte një lojë mes shokësh.
Stresi më pas fshiu edhe postimin, por lajmi ishte bërë publik në çdo media tashmë.
“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, shtoi Stresi