
Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar gjatë një konflikti të armatosur në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhur në orët e mbrëmjes.
“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka thënë Rugova në Kanal 10, përcjell Insajderi.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
Nikqi njoftojë se ekipet relevante janë duke u marrë ende me rastin.
“Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestar dhe njësitë e tjera relevante që janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai për Insajderin.
Insajderi ka mësuar se viktimat janë Astrit Ademaj kandidat i PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj një tjetër zyrtar i PDK-së.
Insajderi do tju mbajë të informuar lidhur me rastin…