×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Konfiskimi dhe shitja e veturave – Austria zbaton për herë të parë ligjin e rreptë

    Insajderi
    24 August 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ligj i ri që rregullon sigurinë e trafikut është në fuqi në Austri. Nga 1 marsi, shoferët në atë vend mund të humbasin automjetet e tyre nëse kanë kryer një kundërvajtje të rëndë.

    Tani ajo dispozitë ligjore është aktivizuar për herë të parë dhe një veturë e sekuestruar i shkon shtetit.

    Më shumë se një javë më parë, shoferi 17-vjeçar ka vozitur me shpejtësi 198 km/h në autostradën perëndimore A1 pranë Vjenës, ku shpejtësia e kufizuar është vetëm 100 km/h. I riu është dashur të dorëzojë në vend patentën e drejtimit dhe i është konfiskuar vetura Volksëagen Passat.

    Duke qenë se dhunuesi është edhe pronar i mjetit, drejtësia austriake vendosi ta shesë mjetin në ankand. Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark