Policia e Kosovës, mbrëmjen e së enjtes kanë konfiskuar 10 kilogram marihuanë dhe kanë arrestuar një të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.
“Njësitet policore kanë ndaluar veturën Range Rover dhe gjatë kontrollit kanë hasur në substancë narkotike, me ç’rast është arrestuar edhe i dyshuari i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ “, thuhet në njoftimin e policisë.
I arrestuari është, O. N. (1990) shtetas i Shqipërisë, me c`rast gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e pasme i është gjetur një çantë e mbushur me 20 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 10 kilogramë e 766 gramë
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Insajderi.com