Policia e Kosovës, së bashku me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe me inspektorë të Komunës së Prishtinës, kanë kontrolluar njëmbëdhjetë lokale të lojërave të fatit për të cilat dyshohet se janë duke kryer aktivitete kriminale të veprave ‘organizimi i skemave piramidale dhe ‘shmangie nga tatimi’.
Siç njofton policia, gjatë operacionit janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar 25 aparate të lojërave të fatit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe katër kompjuterë dhe 1800 euro para.
ATK-ja dhe inspektorët komunalë kanë mbyllur njëmbëdhjetë lokale. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia./Insajderi.com