Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 50 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Kjo ka rezultuar pasi Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, dje ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të Podujevës, njofton policia.
Gjatë kontrollimit të veturave është ndaluar një veturë me targa vendore, ku pas kontrollit janë gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, me sasi rreth 50 kg.
Më pas është arrestuar edhe një shtetas nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.
Është konfiskuar substanca e lartcekur – katër telefona mobilë, vetura Audi me targa vendore me të cilën është kryer transporti i mariuhanës.
Personat e arrestuar në këtë rast janë:
A. B. (1975)
E. C. (1967)
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve./Insajderi.com